Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka komentuar protestat kundër projektit të Zvërnecit gjatë seancës plenare të Kuvendit. Ai tha se në protestë marrin pjesë qytetarë të zakonshëm, por sipas tij ka edhe individë që po përpiqen të përfitojnë politikisht nga kjo kauzë.
Gjatë fjalës së tij, Braçe u përfshi edhe në një replikë me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilin e akuzoi për ndryshim të vazhdueshëm të qëndrimeve.
“Një ditë thua një gjë, ditën tjetër e përmbys atë dhe thua një gjë tjetër. Një ditë të tretë i përmbys të dyja gjërat që ke thënë më përpara dhe zgjedh të thuash një gjë tjetër, natyrisht që na ndan. Unë nuk e bëj dot këtë gjë. Prandaj them që unë nuk hiqem. Unë jam dhe them atë që mendoj. As për të bërë disidentin, as për të bërë ndonjë tjetër”, deklaroi Braçe.
Duke folur për protestën e Zvërnecit, deputeti socialist tha se nuk e ndryshon qëndrimin e tij dhe se mes protestuesve ka kategori të ndryshme njerëzish.
“Me këtë historinë e kësaj proteste, unë nuk e ndërroj qëndrimin si ty. Unë them atë që mendoj, që në atë protestë ka shumë qytetarë, por realisht qytetarë, ashtu siç ka përfitues politikë, nga më banalët. Të bëjnë foto, video, selfie që të duken. Ashtu siç ka edhe nga ata që gjatë këtyre ditëve kanë dalë vazhdimisht, konspiracionistët, që sajojnë shitjen e këtij vendi, ashtu siç ka të rreshtuar me ta, ata që i besojnë të gjitha lajmeve”, u shpreh ai.
Braçe përdori edhe tone të ashpra ndaj një pjese të pjesëmarrësve në protestë.
“Në fund fare, ka dhe batakçinj plot, rrugaçë banalë. Ka rrugaçë ordinerë që nuk u vjen turp për robtë e vet kur shajnë robtë e të tjerëve”, tha deputeti socialist nga foltorja e Kuvendit.
Ja edhe ky larva i zerit te popullit.. Gjirizi i Nanos, ish zv kryeminister qe po na hedh hi syve duke "protestuar"