
Deputeti socialist Erion Braçe ka nxjerrë pamjet nga brenda sallës së Kuvendit, ku deputetët e grupit Berisha-Bardhi rrëmbyen karriget e ministrave, për t’u ulur vetë aty.
Në video shihet Berisha që qëndron i vetëm në vendin e tij, ndërsa ka urdhëruar deputetët e vet për të rrëmbyer karriget.
“Duhet ta meritosh atë karrige”, dëgjohet ndërkohë kryetarja e Kuvendit, t’i drejtohet një deputeti demokrat që ka rrëmbyer karrigen e ministrit, për t’u ulur vetë.
“Protestë kundër Amerikës, Evropës, Perëndimit!
Për një njeri, këtë Salih Berishën;
O njihni këtë, o s’ka.
O hiqini këtij statusin non grata, o s’ka”, shkruan Braçe, ndërsa ka nxjerrë pamjet nga brenda sallës së Kuvendit.
Bllokimi i sallës së Kuvendit nga deputetët demokratë, ka sjellë dështimin e zhvillimit të seancës plenare. Në këto kushte, nënkryetarja e Parlamentit Ermonela Felaj njoftoi mbylljen e seancës së sotme parlamentare.
Kjo erdhi pasi demokratët ditë më parë paralajmëruan qëndresë në seancën plenare të ditës së sotme, pas rrëzimit që mazhoranca i bëri tre kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, përbërjes së Komisionit të Reformës Elektorale, si dhe përjashtimit të deputetëve nga punimet e Kuvendit.
Lini një Përgjigje