TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 10:41

Berisha me deputetët e tij kthyen përmbys Kuvendin, Felaj u fik dritat

Shkruar nga Pamfleti

Berisha me deputetët e tij kthyen përmbys Kuvendin, Felaj u fik dritat

Deputetët e opozitës janë duke zhvilluar ‘protestën’ e tyre në sallën e Kuvendit pa drita. 

Pas kaosit të krijuar sot nga Sali Berisha dhe deputetët e tij, Kuvendi njofton mbylljen e punimeve për ditën e sotme.

Pas këtij vendimi, deputetë të opozitës vijuan që të qëndroni në sallë.

Duke parë që opozita vijonte fjalimet e saj përmes lidhjeve live në FB, duket se administrata e Kuvendit ka marrë një tjetër hap, atë të fikjes së automatit, duke lënë në mes të territ opozitën.

Dritat u fikën teksa në foltoren e Kuvendit ishte Salianji, i cili komentoi dhe veprimin në fjalë.

“I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfundë që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët.”, tha Salianji.

Ish-kryeministri Berisha përmes komunikimit në rrjetet sociale ka bërë të mundur transmetimin e pamjeve nga brenda sallës, ku deputetët e opozitës shfaqin indinjatën e tyre me fikjen e dritave.

Deptueti Flamur Noka është shprehur se nëse mazhoranca nuk do “të digjet salla”, duhet të rikthejë ndriçimin në sallën e Parlamentit.

 

Lini një Përgjigje