TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 10:30

Kaos brenda dhe jashtë Kuvendit/ Berisha me deputetët përmbysin karriget dhe kërcënojnë mazhorancën, mbyllet seanca

Shkruar nga Pamfleti
Kaos brenda dhe jashtë Kuvendit/ Berisha me deputetët përmbysin
Seanca plenare e ditës së sotme

Seanca plenare e ditës së sotme ka përfunduar vetëm pas 20 minutave pas kaosit që u shkaktua nga veprimet e deputetëve të udhëhequr nga Sali Berisha.

E para që u largua nga seanca ishte deputetja Flutura Açka e cila është e grupimit pro Basha, e më pas u larguan deputetët e mazhorancës.

Ndërkohë jashtë Kuvendit paralelisht, pensionistë dhe minatorë ishin në protestë që kërkonin rritje të pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit.

Ditën e sotme në nisje të seancës 45 deputetë të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit ‘pushtuan’ sallën e seancave plenare duke mos lejuar nisjen e punimeve të Kuvendit.

Kjo vjen pasi demokratët ditë më parë kanë paralajmëruar qëndresë në seancën plenare të ditës së sotme, pas rrëzimit që mazhoranca i bëri tre kërkesave të tyre për ngritjen e komisioneve hetimore, përbërjes së Komisionit të Reformës Elektorale, si dhe përjashtimit të deputetëve nga punimet e Kuvendit.

Vetë  Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook, ka paralajmëruar deputetët e mazhorancës se do t’i nxjerrë jashtë.

"Deputetët e opozitës fillojnë sot qendresën e tyre pemamente, sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi, Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale. Kemi dorëzuar gjatë këtyrë dy viteve 31 ligje dhe rezoluta të cilat Edi Rama me lindën e tij i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen dhe të diskutohen në parlament. Pas komisionit hetimor parlamentar të djegësva në të cilën Edi Rama dilte i implikuar bashkë me një pjesë të nomoklaturës së tij, deputetëve të opozitës u është hequr e drejta për komisionet hetimore. Janë kthyer 5 nisma për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Pushoni, pushoni ju aty se do u nxjerr jashtë fare. A merr vesh t’i Çuçi. Bërtisni sa të doni."- tha Berisha.

Sot në Kuvend ndër të tjera ishte parashikuar një interpelancë e ministres Elva Margariti me deputeten Ina Zhupa.

kaos në kuvend

Lini një Përgjigje