TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 10:18

“Pushoni ju aty se ju nxjerr përjashta", Berisha acarohet në Kuvend: A merr vesh ti Çuçi?

Shkruar nga Pamfleti

“Pushoni ju aty se ju nxjerr përjashta", Berisha acarohet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë 'live' në Facebook pasi opozita bllokoi Kuvendin dhe përmbysën karriget e ministrave.

“Pushoni ju aty, pushoni se ju nxjerrim jashtë fare. A merr vesh ti Çuçi, pusho”, u drejtohet Berisha mazhorancës.

Teksa Berisha vijon të mbajë të bllokuar foltoren, ministrat u larguan.

“Pushoni ju aty se ju nxjerr përjashta", Berisha acarohet

"Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit, që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale, më të turpshme, më antikushtetuese, më antiligjore."-u shpreh Berisha.

Lini një Përgjigje