TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 10:36

Berisha përplaset me Ermonela Felajn: Je për turp, ke 5 familjarë në Prokurori

Shkruar nga Pamfleti

Berisha përplaset me Ermonela Felajn: Je për turp, ke 5 familjarë

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa fliste për rrëzimin e kërkesave për komisione hetimore nga mazhoranca, i është drejtuar nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt, duke e cilësuar si “turp i Shqipërisë”.

“Nuk është parlamenti prokuroria e Tiranës. Je turpi i Shqipërisë. Ke fut 5 familjarë në Prokurori. Mbylle gojën. Kjo delinkuente që flet këtu ka 4 familjarë të saj në Prokurori. S’ka turp më të madh dhe ka gojë me fol ajo”, tha Berisha.

Pas aksionit të opozitës për të bllokuar seancën Felaj u shpreh se do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet normalisht.

“Kjo seancë sot nuk do të zhvillohet, do të shtyhet për një ditë tjetër kur të jetë e mundur që të zhvillohet seancë normale. Sipas rregullores për të gjithë deputetët që cilët sot janë përfshirë në veprime dhe akte të papranueshme, jo vetëm i tërhiqet vëmendja por edhe do të merren masa për secilin prej tyre. Ky është vullneti i Shqipërisë dhe ju s’mund ta tjetërsoni, seanca shtyhet”, tha zv.kryeparlamentarja.

Ndërkohë, që prej fillimit të seancës së sotme, kuvendi u nga deputetë të opozitës, të cilët rrëzuan edhe karriget.

berisha ermonela debat

Lini një Përgjigje