TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 10:41

Kuvendi mbylli seancën, Salianji kërcënon me drita fikur: Nuk ka më normalitet, jeni vasalë të Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi mbylli seancën, Salianji kërcënon me drita fikur: Nuk ka
Ervin Salianji

Kuvendi ditën e sotme u mbyll pa filluar seancën e sotme.

Shkak u bë bllokimi i foltores dhe karrigeve të ministrave dhe të kryetares së Kuvendit nga deputetët e opozitës.

Sali Berisha mbajti një fjalim në Facebook më pas kishte disa mesazhe edhe nga deputeti Ervin Salianji, por që punonjësit e Kuvendit i fikën dritat dhe deputetët u detyruan të ndërpresin transmetimin në rrjetet sociale duke dalë jashtë.

Salianji deklaroi se nuk ka për të pasur normalitet në sallën e Parlamentit nëse nuk kthehen çështjet legjitime.

“PS rrëzoi 3 komisione hetimore të kërkuara nga opozita. E rrëzuan komisionin për TIMS-in për shkak se janë përfshirë deri në fyt. E njëjta gjë për komisionin hetimor për konfliktin e interesit. PS ka rrëzuar komisione hetimore për çështje si rrjedhja e të dhënave, konflikti i interesit, apo edhe fluturimet me ‘charter’ të kryeministrit. I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfundë që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët”, u shpreh ai.

ervin salianji kaos nË kuivend

Lini një Përgjigje