TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 10:59

Berisha bën gjithçka për të shpëtuar të birin, të bijën, dhëndrrin… Koha që Basha të mos bëjë Selami Jenisherin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha bën gjithçka për të shpëtuar të birin,
Sali Berisha

Sali Berisha dhe ata që i shkojnë pas, që tani janë shtuar në fakt, pasi ai ka arritur të joshë edhe Gazment Bardhin me të vetët, bllokoi sot Kuvendin dhe nuk lejoi mbajtjen e seancës plenare.
Sigurisht, kaq ai e ka në dorë, pasi mazhoranca, jo se nuk ka mjetet për ta penguar, por thjesht po i vjel benefitet kësaj që po ndodh.
Nëse do bënim një krahasim, ku PS do quhet para e pisët, Berisha thjesht po e pastron atë.
Ai mori nën kontroll Parlamentin sot, hyri në FB e tij dhe foli e foli derisa e zëvendësoi Muli sepse u lodh.
Berisha thotë se po lufton për kauzën e madhe, atë të shpëtimit të opozitës së vërtetë, pasi sipas tij, Rama po kërkon ta asgjësojë duke mbajtur në këtë vend Lulzim Bashën, që siç thotë e ka marrë peng.
Në fakt, Berisha të gjithë këtë luftë e bën për të mbajtur larg prangat për të birin, të bijën, dhëndrrin, se vetë nuk e gjen gjë, se nuk e fut njeri në burg në këtë moshë.

E deri tani ja ka dalë, sa kohë kemi një Altin Duman, që thotë se nga ngarkesa nuk janë marrë dot me ‘peshqit e mëdhenj’.
Po ju po i kërkoni ndihmë dhe Mark Zuckenbergut o Duman, për Arben Ahmetajn.
Ndërkohë keni para syve me të gjitha faktet ‘ujkun e korrupsionit, Ilir Beqja dhe as që keni ndërmend t’i vini prangat.
Apo të tjerët, që nga Meta, Berisha e të gjithë të tjerët, familjarisht domethënë dhe prapë s’po iu prekni fijen e flokut.

Tani, në këtë situatë ku llogaritë janë sheshit, Lulzim Basha ka momentin të kalojë Selami Jenisherin. Basha nuk mund të bëjë vetëm rolin e Jenisherit, rri në Parlament, merr rrogën, se tani edhe është dyfishuar, nga biçikleta në makinë luksoze, por vetëm kaq.
Basha duhet të flasë dhe të marrë vendin që i takon, duke nxjerrë nga loja përfundimisht Sali Berishën, nëse do vërtet të jetë opozita e vërtetë.
Të flasë e t’i heqë damkën vetes si i blerë e i marrë peng nga Rama.
Ai di gjithçka për Sali Berishën, e nëse është dikush që mund të ketë fakte, është pikërisht ai.
Në të kundërt, të hapë krahun, e të bëjë sevap duke ja lënë vendin përsëri Selami Jenisherit, është ‘500’ herë më mirë.

berisha kuvendi

Lini një Përgjigje