Ka zgjatur vetëm 20 minuta seanca plenare e kësaj të enjteje, pasi zhvillimi i saj normal u pengua nga deputetët e Sali Berishës dhe Gazmend Bardhit.
E para që u largua nga seanca ishte deputetja Flutura Açka e cila është e grupimit pro Basha, e më pas u larguan deputetët e mazhorancës.
Në pamundësi për të drejtuar nga vendi i saj, nënkryetarja e Kuvendit, ka drejtuar seancën nga karriget e deputetëve të maxhorancës.
“Kjo është një sjellje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Kuvend, seanca e sotme nuk do të zhvillohet do të shtyhet për një ditë tjetër, kur të jetë e mundur të zhvillohet një seancë normale.
Sipas rregullores, për të gjithë deputetët që sot janë përfshirë në veprime dhe akte të papranueshme, do kërkoj nga sekretariati masa për secilin prej tyre. Ky është Kuvendi i Shqipërisë dhe nuk mund të denigrohet”, tha Felaj.
Lini një Përgjigje