
Komisioni i Etikës është mbledhur ditën e sotme dhe ka vendosur përjashtimin me 10 ditë të 26 deputetëve të opozitës që bllokuan seancën në Kuvend, bazuar në kërkesën e mazhorancës për marrje disiplinore ndaj tyre.
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e 26 deputetëve të opozitës pas tensioneve të krijuara sot në Parlament.
PS ka kërkuar marrjen e masës disiplinore për deputetët: Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Koti, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti dhe Qani Xhafaj.
“Të gjendur përballë një situate të paprecedentë dhe jo normale në fillim të seancës plenare të datës 19.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan hyrjen e deputetëve të Grupit Parlamentar të PS dhe hoqën kartat e tyre nga pajisjet elektronike të votimit, duke bllokuar më pas vendet ku ulet Kryetarja e Kuvendit dhe Kabineti Qeveritar, si dhe portat hyrëse të tyre duke vendosur karrige.
Në këto kushte u bë e pamundur zhvillimi i seancës plenare, duke mos lejuar shqyrtimin dhe votimin e projektligjeve dhe projektvendimeve të parashikuara në rendin e ditës sipas urdhrit te Kryetarit të Kuvendit.
Sa më sipër bazuar në nenin 63, pika 1 gërma d), dhe nenin 65/1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe në nenin 3. gërma dh) dhe ë), nenin 8. pika 2 gërma b) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si me poshtë:
Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazmend Bardhi, Bledion Nallbati, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj. Luan Baçi, Letter Geshtenja, Ina Zhupa. Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Lodovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi. Sorina Kote, Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj. Tomor Alizoti, Qani Xhafaj. Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat. Votimet dhe Etikën për vlerësimin e masës disiplinore”, njoftoi Kuvendi.
Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar deputetët e grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë shkaktuan kaos sot në Kuvend, duke bërë që nënkryetarja Ermonela Felaj të njoftojë shtyrjen e seancës vetëm 20 minuta pasi kishte nisur.
Që në nisje, deputetët e opozitës bllokuan karriget e ministrave, pasi ishin ulur në to. Ish-kryeministri Berisha zaptoi foltoren dhe u fut live në ‘Facebook’, për të komunikuar me qytetarët dhe nga aty kërcënoi mazhorancën e deputetë e saj se do t’i nxjerrë jashtë.
Me mbylljen e seancës, administrata e Kuvendit fiku dritat, por Sali Berisha e deputetët e tij vijuan që të mbajnë fjalime. Sipas Berishës kjo është dita e parë e revoltës së tyre për të mbrojtur sipas tij parlamentarizmin.


Lini një Përgjigje