TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 11:31

Kaosi në Kuvend, Çuçi: Shfaqje e shëmtuar, dhuna ndaj institucioneve nuk justifikohet!

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend, Çuçi: Shfaqje e shëmtuar, dhuna ndaj
Bledi Çuçi

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka folur lidhur me qëndrimin e opozitës sot në Kuvend, ku disa deputetë bllokuan sallën.

Socialisti theksoi se shfaqja e opozitës sot ishte e shëmtuar dhe nuk justifikohet dhuna ndaj institucioneve. Mes të tjerash ai theksoi se PD ka hallet e veta, por ato duhet t’i zgjidhë jashtë Kuvendit.

Sot ishte një shfaqje e shëmtuar në Kuvend. Asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit. Ne nuk kemi rrëzuar asgjë. Ka një vendim për një komision bipartizan dhe ta themi qartë dhe për shqiptarët. Vendimi për ngritjen e komisioneve e thotë qartë, një bashkëkryetar nga PS dhe një nga opozita. Janë kushtet që të fillojmë për reformën. Ka kërkuar kryetari i grupit parlamentar të PD dhe nuk ka pritur vendimin tonë. Pa marrë akoma përgjigje, si mund të kërkohet”, tha ai.

bledi Çuçi

Lini një Përgjigje