
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, në një dalje për mediat shprehet se nuk e kupton pse kryedemokrati Lulzim Basha nuk është bashkë me ta në betejën për ngritjen e komisioneve hetimore.
Bardhi i bën ftesë të bashkohen për të kthyer normalitetin në Kuvend.
“Nuk e kuptoj pse Basha dhe një pjesë e vogël nuk duhet të jenë bashkë me ne që të ngrihen komisione hetimore. Nuk do duhet të bëjnë betejë për të mos u hetuar 4 kontrata koncesionare. I kam bërë thirrje dhe u bëj thirrje të bashkohen për të i kthyer Kuvendin në normalitet. Basha vrapon vetëm kur i duhet numri i caktuar i votave Ramës dhe Ballës në Kuvend”, tha Bardhi.
Lidhur me përjashtimin e deputetëve, Bardhi u shpreh se mohimi i të drejtave të opozitës nuk zgjidhet duke përjashtuar deputetët nga Kuvendi.
Lini një Përgjigje