TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Janar 2024, 19:23

Berisha vijon 'traditën', akuza Ramës nga dritarja për kapjen e drejtësisë: E zëvendësoi me narkoshtetin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha vijon 'traditën', akuza Ramës nga dritarja për

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ajo që tashmë njihet si “Rruga e Shpresës” ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka vënë nën kontroll drejtësinë e vendit.

Sipas Berishës, Rama e ka arritur këtë me bashkëpunimin e George Soros-it.

Ish-kryeministri tha se nga Edi Rama Shqipëria sot renditet në raportet më të këqija të lirisë e demokracisë.

“Edi Rama arriti të zëvendësojë thelbin e këtij sistemi me narkoshtetin, me regjimin e bandave, krimit, vjedhjes së papërmbajtur të shqiptarëve. Në këtë arritje, Edi Rama së pari ia doli që në Shqipëri të vendosë një raport shkatërrimtar për lirinë, për demokracinë, për dinjitetin e shqiptarëve, raportin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim. Të dashur miq, pa votën e lirë nuk ka të ardhme, pa votën e lirë nuk ka dinjitet, pa votën e lirë nuk ka prosperitet, pa votën e lirë nuk ka zhvillim. Edi Rama, pas kontrollit të plotë të votës së lirë, vendosi në kontroll të plotë, me ndihmën e superspekulantit të planetit, monstrës Xhorxh Soros, sistemin e drejtësisë”, ka thënë Berisha

Ish-kryeministri drejtësinë e sotme e ka krahasuar me atë të kohës së Enver Hoxhës duke e cilësuar edhe drejtësi të korruptuar.

“Sot Shqipëria e Edi Ramës ka një drejtësi po aq të kontrolluar dhe shumë herë më të korruptuar se sa drejtësia që kishte Enver Hoxha. Them të korruptuar në para, se politikisht edhe ajo dhe kjo, janë dy drejtësitë më të korruptuara që ka pasur Europa ndonjëherë. De facto, Edi Rama vendosi nën kontroll drejtësinë dhe pothuajse e asgjësoi atë për qytetarët shqiptarë. Sot shqiptarët janë kombi i vetëm që kanë humbur në mënyrë të tmerrshme të drejtën e një procesi ligjor të drejtë. Për të sjellë një çështje në gjykim, duhet të paguajnë qimet e kokës ryshfet”, ka thënë Berisha.

 

 

sali berisha

Lini një Përgjigje