TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 22:36

“Berisha u tremb nga Gërdeci, bëri marrëveshje me Ramën”, Dash Sula tregon si nisi goditja e drejtësisë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha u tremb nga Gërdeci, bëri marrëveshje me

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar rrënjët e goditjes ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke e lidhur atë me zhvillimet politike të vitit 2008.

Në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Sula u shpreh se ndryshimet kushtetuese të prillit 2008 shënuan pikën e kthesës, ku politika filloi ta kontrollojë dhe ta përdorë drejtësinë për interesa të veta.

Rasti i 21 prillit 2008, që në fakt lidhet me ndryshimet kushtetuese të asaj kohe, ishte momenti kur filloi shembja e drejtësisë në Shqipëri. Unë nuk e kam votuar atë ndryshim, me ndërgjegje. Që aty u prish ekuilibri i sistemit politik dhe nisi rrëzimi i pavarësisë së institucioneve”, deklaroi Sula.

Ai kujtoi se pas ngjarjeve të Gërdecit dhe më pas të 21 janarit 2011, u shënua një degradim i mëtejshëm i marrëdhënies mes politikës dhe drejtësisë.

Pas Gërdecit, ku humbën jetën 27 persona, në vend që shteti të kërkonte drejtësi, u bë marrëveshje politike. Pastaj erdhi 21 janari, ku u vranë katër qytetarë në bulevard. Nuk mund të quash prokurorët ‘kriminelë’ apo ‘lavire bulevardi’. Kjo është klimë nxitëse e dhunës politike”, tha ai.

Sipas Sulës, reforma në drejtësi që pasoi më vonë, ndonëse u prezantua si proces pastrimi, nuk i shpëtoi ndikimit politik.

Reforma në drejtësi u përdor si armë politike. U hoqën nga sistemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk ishin të pëlqyeshëm për mazhorancën ose që nuk i shërbenin interesave të caktuara. Ndërsa mbetën ata që politika i përdor dhe i keqpërdor sipas rastit”, theksoi ai.

Më tej, ai nënvizoi se shkatërrimi i ekuilibrit midis politikës dhe drejtësisë ka krijuar një klimë ku institucionet janë të varura dhe qytetarët e kanë humbur besimin te drejtësia.

Nga 2008-a e këtej, Shqipëria ka hyrë në një spirale ku politika sundon mbi drejtësinë. Kjo është arsyeja pse sot kemi një sistem të brishtë dhe të pasigurt për të gjithë”, tha Sula.

1 Komente

  1. M
    Mbiemri Myftari puro lushnjare.

    Lere si nisi ,por si do përfundojnë se akoma po torturohen pronaret e ligjeshem pse J Topalli i ka mare pronat e veta në Shkodër dhe te tjere si ajo kur do jete ajo dite qe te kthehen pronat e pronarit të ligjeshem qe i ka me tapit origjinale të regjistruara në kadastren e lushnjes dosja u ruajt nga sistemi komunist në arshivat qe kur te vinte ora ti kthehen pronat pronarit lu be e kundërta se Avokatin qe kishim bashkepunim me te tjere i tjetersuan me dokumenta fallco dhe I shfrytezojne akoma kryehajdutet politikan intelektual ne lushnje. Nuk kemi pse te bejem gjyqe ato jan te regjistruara në lushnje tani presim akoma kryehajdutet politikan intelektual jan fshehur .besoj se do veje e drejta vonon por nuk harron haka do vej ke I zoti prones.

    Lini një Përgjigje