TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 20:53

Berisha u tërhoq nga bojkoti pas përplasjeve në PD, Boçi: Qëndrimet e forta do i mbajmë në komisione!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha u tërhoq nga bojkoti pas përplasjeve në PD, Boçi:
Luçiano Boçi

Ky vendim vjen pas përplasjeve në selinë blu mes disa deputetëve dhe Sali Berishës.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka folur mbi vendimin e opozitës për t’u bërë pjesë e komisionit të Reformës Territoriale.

Boçi është shprehur se, opozita nuk dakordësohet me mënyrën se si menaxhohet parlamenti, por tani qëndrimet e forta do të mbahen brenda komisioneve parlamentare.

Ky vendim vjen pas përplasjeve në selinë blu mes disa deputetëve dhe Sali Berishës.

Luçiano Boçi: Ne jemi përpjekur që të ruajmë raport me qytetarin pozicionin tonë duke mbrojtur interesin e tij. Kemi kërkuar që çdo produkt të dali si rezultat i një pune të ndershme, reale, konkrete e komisionit, jo e paracaktuar.

Dhe kemi kërkuar që në fund fare të kemi një konkludim komisioni që e çon pikërisht shërbimin e tij tek pjesa se si pushteti lokal i shërben interesave të qytetarëve. Lëvizjet që duan të bëjnë këta, mënyrat e interpretimit janë të ndryshme. Patjetër që ne kemi qëndrimet tona politike. Ne nuk dakordësohemi me mënyrën si menaxhohet parlamenti, si opozitës nuk i jepen hapësirë për komisionet hetimore.

E kemi shprehur këtë gjë, se si Këshilli i Mandateve, që edhe ai është në paritet, mos harrojmë, dhe pengohet nga mazhoranca dhe nuk lejon heqjen e imunitetit, madje ai është komisioni më thelbësor dhe më kryesor sot dhe që duhet të respektohet. Patjetër që ne do vazhdojmë qëndrimet e forta politike.

Qëndrimet e forta tanimë jo jashtë komisionit, por brenda komisioneve, sikurse i kemi bërë në vazhdimësi në të gjithë komisionet e përhershme, sikurse i kemi bërë në seancë, do t'i bëjmë edhe në komisionet e posaçme. Pra, jo duke lënë fushën që të bëjnë çfarë duan ata, që të fusin lugën në brez dhe t'i futen me lugë detit se është bërë kos në pushtetin lokal, siç e kanë bërë kos për 10 vite dhe kanë bërë çfarë kanë dashur, e kanë vjedhur, çfarë kanë marrë.

Sepse në qoftë se flasim për korrupsion, ka korrupsion në qeveri, domethënë, me lopatë, por edhe korrupsioni në pushtet lokal këtu është i pakonceptueshëm. Ka kryetarë bashkisë që janë të zhytur në korrupsion, duke filluar me Shkodrën, me Tiranën, me qytetet kryesore, me Tepelenën, me Tropojën dhe me Vaun e Dejës.

Pra, është një sjellje politike në vijim edhe të aksionit dhe qëndrimeve të forta të Partisë Demokratike. Betejë në çdo komision.

Kërkojmë drejtësi politike, drejtësi të drejtësisë, sikurse drejtësi sociale dhe ekonomike për të gjithë njerëzit, por jo duke lënë fusha bosh, duke mbushur sheshet, duke bërë luftë edhe në parlament, duke bërë luftë edhe në komision, duke artikuluar çdo qëndrim politik për të arritur qëllimin final, që në fund fare, sipas propozimit tim, do ketë një qeveri teknike, kujdestare dhe këto reforma do realizohen nën kujdesin e saj

Sa i takon reformës territoriale, do nxitonin pa prezencën tonë, pa praninë tonë, ta mbyllnin me shpejtësi.

Ndërkohë që është lënë një afat i parë, po i paarritshëm, korriku. Ndërkohë që ka akoma afat që mund të shkojmë dhe të kapim vjeshtën e 2026-ës, është normale. Do organizohen takime, ne do kërkojmë takime që të bëhen në çdo qark, të bëhen me përfaqësues të komuniteteve, të bëhet ndoshta ku ka raste kërkesash për bashkim me referendum të njësive bashkiake, sepse kështu e parashikon dhe legjislacioni shqiptar. Se s'mund të bëhet në mënyrë arbitrare, duhet një pranueshmëri e qytetarëve.

Të bëjmë dëgjesa dhe me funksionarë bashkiakë, anëtarë të këshillave bashkiake. Dhe kjo kërkon një punë voluminoze, të shtrirë edhe në kohë dhe kërkon kohën e vet. Ata pa ne do bënin diçka, e kanë zyrtar atë projektin e tyre, siç thonë, do zvogëlojnë bashki, do ndërtojnë komitete, se fjalën komitete e duan shumë.

Apo diçka tjetër që lidh mentalitetin e së kaluarës me  të sotmin, se pak a shumë po ato përfaqësues, po ai mentalitet përfaqësohet pavarësisht moshës, që vjen si trashëgimi nga para viteve '90.

Këto janë interpretime të panevojshme në këto momente. Ne do vazhdojmë të bëjmë atë betejë dhe të përçojmë zërin e qytetarëve aty. Dhe duke bërë një punë reale, konkrete që do kohën e vet. Pra nuk mund ta mbyllin çështjen me urgjencë.

luçiano boçi

Lini një Përgjigje