TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2026, 19:05

Deputeti i Lëvizjes Bashkë: Sali Berisha është vija e kuqe!

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i Lëvizjes Bashkë: Sali Berisha është vija e kuqe!
Redi Muçi

Redi Muçi, deputet i Lëvizjes Bashkë u shpreh qartë se se qëndrimi i lëvizjes “ka qenë gjithmonë kundër çdo bashkëpunimi ku faktori përbashkues është Sali Berisha dhe Partia Demokratike”.

Muçi tha se Rama dhe Berisha janë në simbiozë me njëri-tjetrin dhe se Kodi Zgjedhor, i hartuar prej tyre , nuk do të avantazhojë partitë e reja.

“Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë kundër çdo bashkëpunimi ku faktori përbashkues është Sali Berisha dhe Partia Demokratike. E konsiderojmë këtë thjesht si manovër të radhës të Partisë Demokratike për të rifituar një lloj legjitimiteti. Është interes që lidh Berishën me partitë e reja. Por, për ne janë dy faktorë që lidhin Berishën me Ramën. E para, lidhet me kufizimin nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, të veprimit të drejtësisë ndaj figurave kryesore, siç janë Rama dhe Berisha; E dyta, Reforma Zgjedhore, që Berisha dhe Rama duan të kufizojnë numrin e deputetëve dhe vetë të bëhen senatorë të përjetshëm. Rrjedhimisht, ne besojmë që Kodi Zgjedhor, i hartuar nga Rama dhe Berisha, nuk do të avantazhojnë partitë e reja”, tha Muçi në A2CNN.

“Rama dhe Berisha janë në simbiozë me njëri-tjetrin. Berisha e ka kuptuar që nuk ka për ta mundur kurrë Ramën në zgjedhje dhe është komod si lider i opozitës; dhe Rama e di që me Berishën përballë do të fitojë gjithmonë”, shtoi Muçi.

redi muçi sali berisha

Lini një Përgjigje