TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2024, 18:55

Berisha për inceneratorët: SPAK mbron Ramën dhe Veliajn, bashkëpunëtor në krimet e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Berisha për inceneratorët: SPAK mbron Ramën dhe Veliajn,

Mbështetësit e Partisë Demokratike u mblodhën sërish poshtë banesës së ish-kryeministrit Berisha në ditën e tetë të protestës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka hedhur akuza ndaj prokurorëve të SPAK si ‘skapistët e partisë socialiste’.

Ish-kryeministri ndodhet në masën "arrest shtëpie" pas akuzave për ish-kompleksin "Partizani".

"Edi Rama në vjedhjet, skandalet e tij nuk di të ndalur.

Institucionet e vendit u shndërruan në mënyrë përfundimtare, në armë të diktaturës së re.

Shërbimi Informativ, Policia e Shtetit, patronazhistët, aktivistët të gjithë u sulën kundër opozitës. U vërsulën për ti grabitur votat shqiptarëve.

Ky ishte viti i amnistive të shekullit, ku skapistët e partisë për të amnistuar Edi Ramën, amnistuan vjedhjen e qindra milionë eurove.

Miqtë e mi!

Le të marrim vetëm disa fakte.

Ju të gjithë e dini se, Erion Veliaj është pronari së bashku me Edi Ramën i djegësit të Tiranës që gjer sot ka zhdukur 130 mln euro.

Pra nga taksat e qytetarëve të Tiranës dhe qarkut të Tiranës, janë paguar për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, 138 mln euro deri më sot, dhe ato janë zhdukur pa nam dhe nishan.

Asnjë nga 5 objektet që duhej ndërtuar, nuk ekziston.

Erion Veliaj me firmën e vulën e tij, ishte përgjegjës për të ndjekur çdo ditë, javë, muaj procesin e ndërtimit të tyre.

Por Erion Veliaj nuk ndiqte ato, ndiqte paratë që depozitonte me Edi Ramën në bankat offshore, kurse shqiptarëve u linte plehrat e Tiranës.

Miqtë e mi!

Edi Rama duke amnistuar Erion Veliajn, ka amnistuar veten e tij. Sepse kompaninë e tij me Veliajn e vlerësoi të parën, i dha 8% bonus. Pa firmën e tij, kurrë vjedhja e fushës së Sharrës nuk mund të ndodhte.

A po e mbrojnë skapistët Edi Ramën, por e mbrojnë në verbërinë më të madhe sepse vetë ata janë bashkëpunëtor në krimet e tij, në krimet e tyre", tha Berisha.

Lini një Përgjigje