Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Manza ku e zhvendosi “Foltoren” këtë të premte, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për grabitje sistematike të zgjedhjeve duke nisur që nga viti 2001 e deri te zgjedhjet e fundit.
“Zgjedhjet e vitit 2001 përsëri ai vodhi votën. nuk i fitoi. nuk i fitoi”, u shpreh Berisha.
Ai theksoi se edhe në zgjedhjet e vitit 2021, sipas tij, rezultati u deformua përmes përdorimit të fondeve publike dhe presionit ndaj zgjedhësve.
Kryedomkrati shtoi se qeveria shpërndau 130 milionë euro në zona të prekura nga tërmeti, vetëm pak kohë para zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë si blerje masive vote.
“Në ligjin dhe rregullat e zgjedhjeve, një akt i tillë përbën blerje masive vote dhe s’mund ta bënte. Vota vdiq pa hyrë në kuti”, tha Berisha.
Sipas Berishës, Partia Demokratike nuk do t’i humbte kurrë zgjedhjet e 11 majit, nëse nuk do të kishte falje gjobash dhe kamatash në vlerë 2 miliardë euro, shpërndarje parash për pensionistët dhe mobilizim të administratës shtetërore. Ai përmendi edhe organizimin e mijëra aktiviteteve, përfshirë “Giro d’Italia, ditën e zgjedhjeve, me kosto 7 milionë euro”.
Lini një Përgjigje