Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vendosur që aksionin opozitar për të rrëzuar qeverinë Rama ta vazhdojë në janar.
Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu i PD thotë se Rama largohet vetëm duke bërë qëndresë.
Ai fton të gjithë demokratët që në janar të caktojnë datën dhe të dalin në shesh çdo natë.
Në 2026 tha Berisha, opozita do të jetë misionare për të rrëzuar diktaturën në Shqipëri.
“Të betohemi, ditën e caktuar të zëmë sheshin dhe ti rikthemi sheshit cdo nate derisa ta përzëmë atë. Të mos mendojë se rruga është dhuna, jo. Rruga është qëndresa jonë sheshi është i yni dhe Rama ikën si mi, nuk mund të qëndrojë aty. Pra hyjmë në vitin 2026 si misionarë. Si fatmëdhenj që kemi mundësinë të përmbysim një diktaturë të dytë në Shqipëri”, tha Berisha.
Ai u shpreh se tentuan që opozitën ta sulmonin në të gjitha mënyrat, por dështuan.
“U ngritët së bashku, si viganë, në një akt të pashembullt në histori, rezistuam padrejtësitë më të mëdha”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje