Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me qytetarët dhe simpatizantët në Manëz.
Berisha foli për zgjedhjet, mbrojtjen e votës, ndërsa sulmoi ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha teksa u shpreh se ‘në vend që të merrej me mbrojtjen e votës, u mor me mua’.
“Tani duhet të nisim betejën për mbrojtjen e votës. Beteja të padrejta nuk mund të bësh, zgjedhjet janë sa kombëtare dhe aq ndërkombëtare. Ish-kryetari në vend që të merrej me grabitjen e votës, u mor me mua, me partinë. Sepse ishte në marrëveshje me të. Harroi çfarë bëri qeveria. Pastaj filloi periudha kalavare që kaloi PD. Më 11 s’do të humbte kurrë zgjedhjet, nëse Rama s’do falte 2 miliardë euro kamata dhe borxhe dy ditë para zgjedhjeve.", tha Berisha.
Lini një Përgjigje