TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2025, 13:45

Berisha paralajmëron Ramën: Të pret dimër i ftohtë, do organizojmë protesta të fuqishme

Shkruar nga Pamfleti

Berisha paralajmëron Ramën: Të pret dimër i ftohtë, do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të organizohen protesta të fuqishme kundër Edi Ramës, teksa e cilëson si hajdutin kryesor.

“Se qesharakë nuk do të bëhemi ne”, u shpreh Berisha, duke shtuar se protestat ndaj Ramës nuk do të ndalen.

Berisha tha gjithashtu se shqiptarët duhet t’i japin vendin që meriton, teksa shtoi se do të fillojë historia e dimrit të fortë për kryeministrin Rama.

“Do të organizohen protesta të fuqishme, por do të organizohen për hajdutin kryesor. Se qesharak nuk do të bëhemi ne.

Do të organizojmë protesta të fuqishme, dhe hajdutit, më të madh shqiptarit nuk do i ndahen kurrë derisa t’i japin vendin që meriton.

Fillon historia e dimrit me Edi Ramën, do ketë një dimër të fortë”, tha kryetari i PD.

 

Lini një Përgjigje