TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2025, 13:21

LaCivita u pagua 1.6 mln dollarë, Berisha: Shifra 15 herë më e vogël se ajo që deklarohej, ekip i shkëlqyer

Shkruar nga Pamfleti

LaCivita u pagua 1.6 mln dollarë, Berisha: Shifra 15 herë më e

Kreu demokrat Sali Berisha ka mbrojtur ekipin amerikan që u angazhua në fushatën e 11 majit në mbështetje të Partisë Demokratike, ndërsa një ditë më parë u publikuan edhe shifra që ata u paguan përgjatë 4 muajve të angazhimit në Shqipëri.

Referuar deklaratës së depozituar në KQZ, PD ka paguar Chris LaCivita dhe ekipin e tij në shumën 1.6 mln dollarë.

Por Berisha tha se shifra e paguar ishte 14 herë më e vogël nga ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij e mashtrimit, në rast se shkoni në mars të këtij viti do gjeni shifrat 22 mln e me radhe e me radhë, shqiptarët e panë që kjo shifër jo 10 por 15 herë më e ulët.

“Tullumbacja e skandalit të tyre u shfry dhe atyre u ngeli mashtrimi më dorë.

Ekipi i La Civita, ekipi më serioz i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por bëri më të mirën e mundshme, dha një ndihmë jashtëzakonisht të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Rama. Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama nuk do të arrestonte në vitin elektoral dhe të ndiqte penalisht liderët e tre partive opozitare?

Cili do të ishte rezultati i zgjedhjeve nëse Rama, duke shkelur ligjin nuk do të organizonte mbi 4 mijë evente për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve? Cili do të ishte rezultati, në rast se Rama nuk do të përdorte të gjitha burimet e qeverisë elektorale duke shkelmuar parimin e pabarazisë, duke krijuar një fushë të pabarabartë?”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje