TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 13:04

Berisha merr në mbrojtje Kujtim Gjuzin: Është më dinjitoz për karrigen e kryeministrit sesa Edi Rama

Shkruar nga Pamfleti
Berisha merr në mbrojtje Kujtim Gjuzin: Është më dinjitoz
Berisha dhe Gjuzi

Kreu i PD, Sali Berisha ditën e sotme ka marrë një mbojtje aleatin Kujtim Gjuzi që u ironizua nga kryeministri Edi Rama.

Berisha është shprehur se Kujtim Gjuzi është më dinjitoz për karrigen e kryeministrit sesa Edi Rama.

Komentet e Berishës vijnë pasi Rama bëri ironi me koalicionin e PD-së me 25 parti të tjera për zgjedhjet e 11 majit, duke thënë “Kujtim Gjuzi është fryma e Shqipërisë Madhështore”.

Ndër të tjera ish-kryeministri tha se Gjuzi dhe Rama kanë qepur rroba bashkë.

“Di që dikur, në rininë e tij ka qepur rroba me Edi Ramën, por për të tjerat të garantoj se Kujtim Gjuzi është më dinjitoz për karrigen e kryeministrit  se Edi Rama. Edi Rama po ia përdor emrin. Ndërkohë vetë reagonte se kanë prerë dhe qepur rroba bashkë”, tha Berisha.

 

sali berisha rama gjuzi

Lini një Përgjigje