TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Tetor 2025, 07:37

Berisha kopjon Ramën, leksion deputetëve të rinj si të përballen me PS në Parlament; emrat që do të trajnohen

Shkruar nga Pamfleti
Berisha kopjon Ramën, leksion deputetëve të rinj si të
Sali Berisha dhe deputeti Besart Xhaferri

Pas socialistëve, edhe deputetët e rinj demokratë do të trajnohen sesi si të sillen dhe përballen me kundërshtarin në Parlament, që kanë 12 vite në pushtet.

Ditën e sotme nisin leksionet dhe për demokratët që ulen për herë të parë në Kuvend.

Partia Demokratike në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizon ditën e nesërme në ora 10:00 programin e Trajnimit për deputetët e rinj të Partisë Demokratike.

Mesa duket Sali Berisha nuk do paraqitet para deputetëve si kryetar, por si lektor, ku do mbajë fjalën hapëse. Pas tij, stafetën e merr Thomas Kunze, shef i zyrës së KAS Tiranë dhe kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi.

Sesioni i parë nis me komunikimin në Parlament dhe me publikun. Me pas në dorë situatën e marrin deputetët me eksperiencë, si Jorida Tabaku, për Integrimin, Albana Vokshi, për Shëndetësinë dhe Luçiano Boçi do iu flasë për Arsimin.

Një sesion është parashikuar për të ndarë përvojat politike ndër vite ku folës do jenë Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Agron Gjekmarkaj, Tomorr Alizoti dhe Belind Këlliçi.

Sesioni mbyllet pasdite me leksionin që Merita Qato, Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Legjislativ në Kuvendin e Shqipërisë, do ju mbajë deputetëve, me temë: Si funksionon procesi ligjvënës në Kuvend: nga nisma te votimi.

Më poshtë është lista e deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 11 majit:

Gjin Gjoni

Arjan Ndoja

Manjola Luku

Artan Luku

Kliti Hoti

Zija Ismaili

Eno Bozdo

Denisa Vata

Bledi Himçi

Klodiana Capja

Ivi Kaso

Fidel Kreka

Besart Xhaferri

leksion deputetëve të rinj berisha

Lini një Përgjigje