TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2024, 19:02

Berisha i izoluar, Basha nis të mbledhë vota: Një grusht zombish dhe mumjesh duan të mbajnë peng vendin

Shkruar nga Pamfleti

Berisha i izoluar, Basha nis të mbledhë vota: Një grusht zombish

Teksa Sali Berisha është izoluar në banesë, Lulzim Basha ka zbritur në terren të mbledhë vota. Ai ka varur shpresat te të rinjtë dhe sot ka mbajtur një aktivitet me ta. Basha akuzoi klasën aktuales se duna të mbajnë peng vendin.

Udhëkryqi është tension mes një grushti zombiesh, mumiesh që duan ta mbajnë Shqipërinë peng, një ekuacion që nuk i prish më shumë sesa rinia. Një Shqipëri pa rini, me rinoi kokëulur, të demotivuar që i ka sytë nga largimi, është një rini që nuk e kërcënon pushtetin e tij dhe vendi ka arritur në një pikë kritike”, tha ai.

Sipas Bashës, udhëkryqi që jemi gjendur në një kohë kaq të gjatë duhet të zgjidhet në favor të të rinjve shqiptare.

"Programi ynë parasheh shpenzime për ringritjen e arsimit shqiptar. Që nga arsimi fillor e deri tek arsimi universitar dhe sidomos arsimin profesional. Qeveria e ardhshme shqiptare do të jetë në krah të të rinjve me një politik e cila përmblidhet me këto fjalë: paraja ndjek studentin, paraja ndjek të rinjtë. Çdo qindark që do të shpenzohet për arsimin do të ketë këtë parim: paraja ndjek studentin. Investimi numër një e qeverisë së ardhshme do të jetë e ardhmja, do të jenë të rinjtë, do të jenë studentët shqiptarë", tha ai.

 

Lini një Përgjigje