TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shkurt 2024, 17:40

Berisha përgatitet për ashpërsim të aksionit opozitar/ Noka mbledh Kryesinë e “Foltores”: Të hënën nis vala e protestave

Shkruar nga Pamfleti

Berisha përgatitet për ashpërsim të aksionit opozitar/ Noka

Sali Berisha ka nisur manovrat për të ashpërsuar aksionin opozitar. Edhe pse vetë ndodhet i izoluar në shtëpi, besnikët e tij kanë nisur lëvizjet për të nxjerrë qytetarët në protesta. Sot u mblodh Kryesia e “Foltores” dhe Flamur Noka paralajmëroi nisjen e një vale protestash.

Ai tha se tubimet do të nisin të hënën para Parlamentit në shenjë proteste për përjashtimin e 19 deputetëve dhe do të vijohet deri në mosbindje civile.

“Të hënën ne dalim në protestë te Parlamenti që Rama ka bllokuar, sepse ai është kuvendi i përfaqësuesve të popullit opozitar, të popullit shqiptar, jo të Lindës së radhës. Sonte, të hënën dhe çdo ditë, ne dalim te Rruga e Shpresës për t’i thënë JO burgosjeve politike, pavarësisht nëse ato janë për Sali Berishën, Fredi Belerin apo Arben Ahmetajn. Ne dalim kundër porosive dhe pritave që zbaton SPAK-u për hatër të Edi Ramës”, ka thënë Noka.

Demokrati ka akuzuar se arkitekt i të gjithë të këqijave në vend është kryeministri Edi Rama.
Megjithatë Noka tha se demokratët nuk janë armiq të socialistëve por armiq të Edi Ramës dhe pushtetit të tij.

“Ne tashmë e dimë të gjithë se kush është Edi Rama. E dimë dhe para se Ahmetaj të na e thoshte publikisht. Ne kemi shumë vite që ua themi shqiptarëve, e themi që ta marrin vesh dhe socialistët e ndershëm. Ahmetaj tha se kur ta marrin vesh socialistët se kush është Edi Rama do të jetë vonë. A na intereson si opozitarë kjo. Patjetër, sepse jemi kundërshtar të PS-së, por ne nuk jemi armiq të socialistëve. Ne dhe socialistët vetë kanë një armik, që është Edi Rama, jo thjesht PD”, tha Noka.

flamur noka partia demokratike protesta

Lini një Përgjigje