
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt për inceneratorët dhe akuzat që hodhi ndaj kryeministrit Rama dhe Veliajt.
Ai u shpreh se Ahmetaj nuk pranoi të ishte kokë turku dhe kjo ishte arsyeja që zgjodhi të largohej, por sipas tij kjo nuk ishte rruga e duhur.
Meta shton se dëshmitë e Ahmetaj bënë bujë pasi tregoi ish-zv/kryeministri i vendit, i cili sipas tij mund të jetë personi i fundit që ka gisht në këtë aferë.
“Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpallë duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur, por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë me atë shprehjen që këtu nuk e them dot, por ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e Kryesisë.
Unë nuk kam pasur asnjë raport të veçantë me këtë zotëri, me Ramën në të kaluar kam pasur raporte të afërta. Për inceneratorët se çfarë thotë sot Ahmetaj ju e dëgjuat vetë, por unë për inceneratorët kam folur prej kohësh, kam bërë kallëzime, disa prej atyre që janë dënuar janë pikërisht nga ato fakte.
Ahmetaj nuk pranoi që të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi atë rrugë, por që më mendimin tim ishte i gabuar, por është kërcënuar me jetë. Nuk është gjë e re ajo që ka thënë, por vjen si e re pasi dëshmoi nr.2 i qeverisë për 10 vite, i cili bëri të qartë që nuk kishte rol edhe në mendimin tim për këtë çështje ai mund të jetë i fundit, kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë të parët”, tha Meta gjatë një takimi nga Korça.
Lini një Përgjigje