
Drejtuesi i “Nismës Thurje” Endri Shabani thotë se në Shqipëri partitë politike nuk kanë identitet politik dhe nuk prodhojnë dot politikë.
Shabani është shprehur se në Europë dhe SHBA identifikimi i një partie është pjesë e identitetit të individit.
Sipas tij në politikën shqiptare edhe kur duan të bëjnë politikë i kthehen debateve të vjetra.
Shabani thotë se partitë politike të vendit vetëm në të kaluarën gjejnë identitet politik.
“Në vende të ndryshme, në Britani, SHBA dhe Europë, identifikimi i një partie është pjesë e identitetit të individit. Pra ti mund ta kuptosh se për kë do të votojë dikush që nga makina që blen, mënyra si vishet, stili i jetesës që bën, qëndrimet që mban, etj.
Në Shqipëri partitë nuk kanë identitet politik. Ngaqë nuk prodhojnë dot politik, merren me individët dhe kur duan të bëjnë pak politikë, kthehen te debatet e 44-ës, sepse aty gjejnë pak identitet.
Se s’ka ndarje që ti të thuash që ai është votues i PS apo i PD edhe në mënyrën si jeton, jeton ndryshe. Ka një pjesë të konsiderueshme, më shumë se gjysma, që e shohin mundësinë që të mos votojnë gjithmonë të njëjtën parti gjithmonë”, tha Shabani në Euronews.
Lini një Përgjigje