TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shkurt 2024, 19:02

Tubimi para banesës së Berishës, Baçi akuza qeverisë: Përdorin parat e shqiptarëve për charter-at e Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

Tubimi para banesës së Berishës, Baçi akuza qeverisë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka mbajtur fjalën e tij në tubimin e përditshëm të qytetarëve poshtë banesës së ish-kryeministrit Berisha.

Ai tha se protestat e opozitës do të vijojnë pasi ato janë protesta jo vetëm për çështjen e Berishës, por për të gjitha problemet e qytetarëve.

“E di që shumë kush prej jush kanë qenë në këtë foltore dhe kanë thënë që jemi këtu në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ne jemi këtu në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike duke protestuar kundër ndalimit, persekutimit  politik dhe të qëllimtë që është bërë ndaj tij. Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të protestojmë sepse ne nuk po protestojmë vetëm për doktorin, por për të gjithë fermerët që bllokuan rrugën e Levanit, për fermerët e Gjirokastrës, për të gjithë fermerët e Shqipërisë që protestojnë për të drejtat e tyre”, ka thënë Baçi.

Deputeti demokrat ka vijuar më tej duke folur për problematikat e fermerëve.

Ai ka lëshuar akuza ndaj qeverisë se i ka lënë ata në harresë dhe nuk i subvencionon.

“Ata janë bllokuar dhe janë drejt falimentit për koston e lartë të prodhimit pasi konkurrohen nga vendet fqinjë që i subvencion fermerët e tyre, ndërsa qeveria jonë jo.

Qeveria jonë i ka paratë për charter-at e Ramës. Ne do të vazhdojmë të protestojmë kundër vendimeve që kanë marrë për Berishën, do të protestojmë për studentët për jetën e tyre të vështirë, për ata studentë të mjekësisë që mbushën rrugën dhe detyruan Ramën të pezullonte ligjin.

Këta studentë e arritën qëllimin e tyre me mbështetjen e deputetëve të Partisë Demokratike, me mbështetjen e doktor Berishës që ankimuan në Gjykatën Kushtetuese. Ne jemi këtu për të protestuar edhe për profesionistët e lirë, pasi kjo qeveri po i takson deri në 23% dhe së shpejti do t'i falimentojë”, tha Baçi në fjalën e tij.

luan baci sali berisha protesta

Lini një Përgjigje