
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë publike fakte të reja që lidhen me aferën e inceneratorit të Tiranës.
Sipas Këlliçit ka lëshuar akuza të forta duke thënë se inceneratori është financuar me para ruse.
Këlliçi tha se ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj në deklaratat e tij të një dite më parë ka konfirmuar të gjitha akuzat që opozita kishte bërë për këtë aferë.
"Ahmetaj ka konfirmuar të gjitha ata që ne i kemi bërë publike dhe i kemi nxjerrë me fakte dhe dokumenta. Konfirmoi se SPAK e ka fshehur këtë aferë. Është e pamundur që të bëhet një hetim i detajuar për shtëpinë e Ahmetaj dhe nga ana tjetër të mos hetohet se ku kanë shkuar 60 milionë euro që janë vjedhur.
SPAK nuk ndërpret kontratën sepse dhe ditën e sotme janë vjedhur 80 mijë euro në qytetin e Tiranës dhe nga ana tjetër nuk ka asnjë masë për personat që janë realisht përgjegjës” ka thënë Këlliçi.
Këlliçi tha se prej muajsh po punon me grupin e tij të ekspertëve, së bashku me të cilët ka zbuluar se kontrata për inceneratorin është lidhur me dokumenta të falsifikuara.
Ai denoncoi se sërish para pak ditësh është paguar një shumë e madhe parash për inceneratorin e Tiranës.
“Në gusht të vitit të kaluar është vendosur në sekuestro inceneratori i Tiranës dhe ka kaluar me administrator shtetëror. Kam mua që po punoj me grupin e ekspertëve. Përse nuk po ndërpritet kontrata? Sepse është lidhur me dokumenta të falsifikuar, me mashtrim ndërkombëtar dhe duhet të kontrollohen paratë përmes administrimit shtetëror. Edhe para dy ditësh janë paguar 1.8 milionë euro për inceneratorin e Tiranës.
Blerim Hoxha futet në histori pas muajit maj 2022 përmes kompanisë së tij dhe zotëron 40% të aksioneve në inceneratorin e Tiranës, dhe janë të llahtarshme veprimet që janë kryer aty që shkon deri në parajsa fiskale. Icare Group është një kompani që përfshin tre individë që janë Marigona Metaj, Blerin Hoxha dhe Christof Dagbord dhe këto të fundit janë të përfshirë në rafinerinë e ARMO dhe e dërguan për skrap. Metaj dhe Dagbord zotërojnë kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy të cilat financohen nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA. Inceneratori i Tiranës financohet nga kompani ruse, pra futen para ruse”, ka thënë Këlliçi në Syri Tv.
Lini një Përgjigje