
Kryetari i Partisë Demokratike ka hedhur akuza se një grup njerëzish janë ata që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik të vendit.
Sipas kryedemokratit janë një pakicë njerëzish ata që kërkojnë që Shqipëria të jetë në kontrollin e një grupi politik.
Basha tha se vendi është në autokraci, ku njerëzit që sundojnë e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre.
“Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje, që e do Shqipërinë kështu, në kontrollin politik të një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Dhe me riciklimin e një grushti fytyrash që kanë dekada që zënë median shqiptare.
Synimi është i qartë: pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e këtij vendi ti kontrollojnë një pakicë absolute. Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre”, u shpreh Basha.
Deklaratat ai i bëri gjatë takimit që zhvilloi ditën e sotme në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë.
Lini një Përgjigje