
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe kërkesat e opozitës.
Ndër këto kërkesa, kryedemokrati përmendi listat e hapura dhe barazinë e votës.
Basha njoftoi se departamentet e PD-së janë duke punuar për programin që do u paraqitet shqiptarëve.
“Dje kemi pasur diskutime stimuluese me anëtarë të departamentit të shëndetësisë, në javët e ardhshme do mundësojmë që ky program të paraqitet te shqiptarët. Programi ka nevojë për gardianët për garantuesit se çfarë themi sot do e bëjmë nesër. Që të arrijmë një proçes cilësor me një ekip cilësor duhet të qëndrojmë për vlerat që na diferencuan por na mbajtën në këmbë. Kemi qëndruar dhe qëndrojmë fort për lista të hapura. Së dyti barazinë e votës. Shqipëria një zonë zgjedhore nuk është tekë elektorale por propozimi ynë për barazinë e votës.
Reforma zgjedhore është mënyra për t’u ofruar shqiptarëve rregulla të barabarta loje. Po pa goditjen e korrupsionit që tani e shesh gjithë bota se çfarë dëmi i ka sjellë Shqipërisë, padiskutim zgjedhjet do jenë viktima e radhës. Një parti s’mund të jetë vetëm denoncuese, por propozuese vizionare dhe programore. PD do jetë në mbështetje të reformës zgjedhore që u ofron shqiptarëve rregulla loje të barabarta”, tha ai.
Duke folur për Partinë Demokratike Basha tha se gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit është kryer proçesi i mundimshëm i ringritjes së partisë.
Sipas Bashës, PD është e vetmja parti politike jashtë sistemit.
“Jemi e vetmja parti politike jashtë sistemit të zullumit. Do të qëndrojmë jashtë sistemit të zullumit, do ta mundim zullumin dhe do t’ja japim shqiptarëve shpresën që meritojnë”, tha Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se PD është kërcënimi kryesor për qeverinë për ta rrëzuar nga pushteti.
Lini një Përgjigje