TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2023, 15:14

Berisha flet pas mbledhjes së grupit: Të enjten Shqipëria do të jetë para Parlamentit, një betejë pa kthim

Shkruar nga Pamfleti

Berisha flet pas mbledhjes së grupit: Të enjten Shqipëria do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar edhe një herë se ditën e enjte do të jetë protesta e radhës, që sipas tij do të shënojë një betejë pa kthim.

Teksa ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, ai u shpreh se diskutimet me deputetët ishin të gjera, por nuk dha detaje duke bërë me dije se do të jetë Gazment Bardhi ai që do të njohë publikun lidhur me detajet.

Berisha tha gjithashtu se të enjten, ditën që votohet në Kuvend kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të tij, e gjithë Shqipëria do të jetë para Parlamentit.

“Diskutimet ishin të gjera, të shumta, zoti Bardhi do t’u njohë më me hollësi për vendimet dhe parimet që do të bazohet vendimi ynë. Të enjten Shqipëria është para parlamentit. Pas të enjten vijon beteja pa kthim”, tha Berisha.

berisha parlament mbledhje

Lini një Përgjigje