TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Gusht 2023, 17:36

Basha i bën “golin” Berishës, nis takimet me aleatët për të konsoliduar grupin e ri parlamentar (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Basha i bën “golin” Berishës, nis takimet me aleatët
Basha me Dukën dhe Shehin

Kreu demokrat Lulzim Basha është vënë në lëvizje sa i takon sesionit të ri parlamentar që do të nisë në fillim të shtatorit.

Të shtunën ai do të mbledhë Kuvendin e PD dhe pritet të ketë ndryshime të thella statutore. Por Basha duket se po punon dhe në prapaskenë për të forcuar pozitat. Shumë deputetë i kanë dalë kundër dhe në sallën e Parlamentit nuk ka shumë mbështetje. Basha ka vendosur të kërkojë mbështetjen e aleatëve tradicionalë të PD.

Ai sot është fotografuar në kafe me Dashamir Shehin e LZHK dhe Agron Dukën e PAA. Nuk dihet nëse kanë gjetur një konsensus mes tyre, por duket se Basha po merr masa për çdo gjë që mund të sjellë shtatori. Berisha ka paralajmëruar grup më vete parlamentar, ndërsa ka rrezik dhe nga disa deputetë që nuk mbështesin të dyja palët.

Lini një Përgjigje