Sondazhi u bë online dhe çdo lexues kishte të drejtë të votonte vetëm një herë. Në të kanë marrë pjesë deri më tani mbi 1780 persona...
Java e ardhshme pritet të sjellë ndryshime në kabinetin qeveritar. Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të hënën Asamblenë e PS, ku dhe do të njoftojë mbi formën e qeverisë së re, teksa pritet të ketë shumë largime ministrash.
Në kuadër të paralajmërimeve të tij për ndryshime në qeveri, “Pamfleti” hapi dy ditë më parë një sondazh me pyetjen: “Rama ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, cili prej ministrave mendoni se duhet të qëndrojë në detyrë?”.
Sondazhi u bë online dhe çdo lexues kishte të drejtë të votonte vetëm një herë. Në të kanë marrë pjesë deri më tani mbi 1780 persona dhe shifrat janë interesante.
Sipas votës së lexuesve, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja rezulton si më i preferuari në publik. Ai ka marrë 24 për qind të votave dhe qytetarët kërkojnë që ai të jetë ende në detyrë.
Pas tij vjen zv/kryeministrja Belinda Balluku me 16 për qind, më pas Taulant balla me 154 për qind dhe ministrja e Kulturës me 14 për qind.
Sipas sondazhit, ministrja më pak e preferuar nga qytetarët është ajo e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka marrë vetëm 3 për qind të votave. Pas saj vijnë Ogerta Manastirlu, Frida Krifca dhe Evis Kushi.
Në media kanë qarkulluar emra të ndryshëm që do lëvizin, por duket se vendimi final do të jepet të shtunën pasdite nga kryeministri, i cili bën dhe vetë sondazhe të fshehta mbi punën e ministrave/ Pamfleti
Lini një Përgjigje