
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë mbi skandalin me mos-funksionimin e pajisjeve te Onkologjiku.
Vokshi tha se mosfunksionimi i pajisjeve rrezikoi jetën e pacientëve.
“600 gra në tre vite nuk kanë mundur të bëjnë terapinë e duhur sepse nuk funksionon pajisja dhe këtë e thotë opozita. Përse nuk është vënë në funksionim, kush e mban përgjegjësi. Sëmundja nuk pret. Sot flasim për para për check up të pakryera asnjëherë. Nga ana e drejtuesve të shëndetësisë nuk janë marrë masat e duhura”, ka thënë Vokshi në “News 24”.
Sipas raportit e auditit të KLSH, rezultoi se në Spitalin Onkologjik nuk është funksionale pajisja mjekësore e Brakiterapi (Kyriterapi), gjë e cila ka shkaktuar mos trajtimin për 600 gra paciente me CA gjinekologjik me radioterapi, fakt ky që përbën një rrezik për shëndetin e tyre.
Lini një Përgjigje