TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Gusht 2023, 10:39

"Ne zgjedhim reformimin", Basha mbledh Kuvendin Kombëtar në 2 shtator te Pallati i Sportit 'Asllan Rusi', priten shkarkime

Shkruar nga Pamfleti
"Ne zgjedhim reformimin", Basha mbledh Kuvendin Kombëtar në
Lulzim Basha

Partia Demokratike do të mbledhë të shtunën, më 2 shtator, Kuvendin Kombëtar.

Përmes një deklarate për shtyp, PD e konsideron reformimin dhe modernizimin e saj si forcë politike, një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

“Një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.”

Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”- thuhet në njoftim.

Takimi organizohet tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ora 10:00.

Siç është deklaruar më parë nga kreu i rizgjedhur i kësaj force politike, Lulzim Basha, ndryshimet staturore janë vendimmarrjet më të rëndësishme që priten të dalin nga ky Kuvend, së bashku me vendime organizative dhe me një agjendë politike të partisë.

Gjëra më konkrete mbi organizimin gjithsesi, i ka treguar deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ku ka bërë me dije së pari se Kuvendi do të kërkojë të ketë një funksion përbashkues të së djathtës, edhe pse ai nuk është pranuar në asnjë çast nga grupimi i Sali Berishës, apo deputetë të tjerë, të cilët nuk i përkasin dy fragmenteve dhe janë distancuar.

Një pikënisje do të ketë po ashtu për përballjen që PD-ja do të ketë me Qeverinë në muajt në vazhdim.

Pas dy shtatorit, sipas Çollakut, pritet që PD të bëjë një vlerësim të situatës dhe një formatim të të gjithë strukturave të brendshme të partisë.

“Përveç një vlerësimi të situatës politike në vend, situata me zhvillimet e shumta politike kërkon një përgjigje nga Partia Demokratike në formë të strukturuar”, ka nënvizuar ai.

në 2 shtator kuvendi kombëtar

Lini një Përgjigje