
Komisioni Evropian ka shuar entuziazmin e një dite më parë, ku u deklarua në Slloveni se brenda 2030 rajoni do të jetë në BE. Ishte Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, ai cili deklaroi se 2030 është afti i fundit, por KE sot deklaroi se Unioni nuk është i përqendruar në afate kohore.
“Ne nuk jemi të fokusuar në një datë, por të fokusuar në punën me vendet kandidate për t’u përgatitur dhe për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant në një konferencë të përditshme për shtyp të martën, 29 gusht 2023.
Ajo theksoi se procesi duhet të mbetet i bazuar në merita dhe se kandidatët duhet të lëvizin në përputhje me suksesin e shënuar në përmbushjen e kushteve.
“E kemi thënë gjithmonë se zgjerimi është një proces i bazuar në merita çka nënkupton se një kandidat duhet t’i bashkohet bllokut kur të jetë gati. Nuk jemi të fokusuar në afat kohore, por tek bashkëpunimi i afërt me vendet kandidate për t’i përgatitur për t’iu bashkuar bllokut. Jemi të përqendruar tek reformat, investimet, apo tek transformimi i ekonomive të këto shteteve”, thoi ajo.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian përsëriti se suksesi në zgjerim kërkon që edhe kandidatët edhe BE-ja të bëhen gati. Ajo ka paralajmëruar se liderët e BE-së do të diskutojnë për zgjerimin në samitin e Granadës në Spanjë.
Lidhur me deklaratën ka reaguar kryeministri Rama, i cili ndryshe nga dje ku lëshoi thumba dhe ironi, sot deklaroi se është gati të hipë në autobusin e BE, pavarësisht se është i ngadaltë.
“Po sigurisht, kjo është arsyeja pse autobusi nuk mund të bëhet kurrë aeroplan… Gjithsesi më besoni, në gjendjen aktuale të punëve të jashtme, të qëndrosh në autobusin e BE-së edhe pa ndenjëse është më e sigurt se të ulesh në një aeroplan rus, sepse udhëtimi mund të jetë shumë i ngadaltë dhe destinacioni ynë shumë larg, por një gjë është e sigurt si vdekja: Ky autobus nuk do të përplaset kurrë NË BE https://politico.eu/article/europe an - commission -snub-charles-michel-2030-enlargement-target/”, shkruan Rama.
Lini një Përgjigje