TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2023, 19:34

Kriza në PD, paralajmëron Murrizi: Nuk do të ketë bashkim as në zgjedhjet e 2025

Shkruar nga Pamfleti

Kriza në PD, paralajmëron Murrizi: Nuk do të ketë bashkim as

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha se PD do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas tij, ajo që tashmë ka ndodhur brenda të djathtës është diçka që nuk mund të rregullohet me takimet mes Bardhit e Palokës, pasi ata që duhet të ishin takuar janë njerëzit që e sollën PD në këtë pikë, Basha e Berisha.

“Është një gjë tashmë e thyer për të cilën nuk shoh ngjitje. Kam qenë konsistent në atë që kam parashikuar që me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar; kam thënë që në zgjedhjet e para politike në 2025 këta do jenë veç, pavarësisht disa takimeve delirante të Bardhit me Palokën. Është dashur të takohen ata që e shkaktuan këtë ndarje, Basha dhe Berisha. Do shkojnë në zgjedhje veç se duhet të provojnë veten. Grupi i Bardhit, Bashës, Alibeajt janë të ndarë në tre pjesë dhe nuk janë të lirë në vendimet e tyre”, tha Murrizi.

murrizi pd percarje zgjedhje

Lini një Përgjigje