TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Gusht 2023, 12:37

Berisha kërkon "kokën" e Ilir Beqajt: SPAK e amnistoi, Rama i dërgoi mesazh gjykatës që të mos ia prekin pronën e tij

Shkruar nga Pamfleti
Berisha kërkon "kokën" e Ilir Beqajt: SPAK e amnistoi, Rama
Sali Berisha

Në një dalje për mediet, Sali Berisha thotë se SPAK e fali Ilir Beqajn për aferën e sterilizimit.

Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama dje i dërgoi mesazh gjykatës që të mos ia prekin pronën e tij.

Berisha tha se Rama faktoi dje se sterilizimi është biznesi i tij.

"Edi Rama doli dje duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqës, pasi mbrojti aferën korruptive, për shkak të kostos të së cilës, u privoi 1 mijë shqiptarëve kurimin çdo muaj.

Edi Rama ndërmori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila me shumë të drejtë, pasi ka njohur dosjen, ka kërkuar anulimin e kontratës si akt fund e krye korruptiv, si vepër e mirëfilltë penale.

Edi Rama dje, me sulmin ndaj gjykatës, kishte si mesazh të prerë: mjerë ai që guxon të prekë pronën time, për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë ta amnistojë, siç amnistoi ortakun e tij, Ilir Beqaj.

Edi Rama dëshmoi se në mbrojtje të biznesit, nuk njeh ligje dhe Kushtetutë dhe as institucione, siç është KLSH që e ka denoncuar kontratën si korruptive.” tha Berisha.

sali berisha beqaj

Lini një Përgjigje