TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2023, 21:07

Lulzim Basha godet Metën: Përdori PD-në për të salduar partinë e tij, rend vetëm pas pushtetit!

Shkruar nga Pamfleti

Lulzim Basha godet Metën: Përdori PD-në për të salduar

Lulzim Basha ka sulmuar ashpër kreun e PL, Ilir Meta. Ky i fundit ka dalë nga qarkullimi këto kohë, duke mos u marrë më me zgjedhjet, ndërkohë që sa herë i është dhënë mundësia, e ka sulmuar fort Bashën. Por ish-kreu i PD, në një takim sot me gratë demokrate, e ka akuzuar ish-presidentin se ka përdorur aleancat politike për të forcuar partinë e tij dhe për të marrë pushtetin.

Nuk munguan as akuzat ndaj Berishës, i cili sipas Bashës deri dje e sulmonte Metën, por pastaj e bëri aleat.

Shpresuam shpesh herë me një sy nga kundërshtari. Shpesh herë ai përziente dhe saldonte pjesë të formacioneve të veta politike. Thjesht dhe vetëm për pushtet dhe ju e dini fare mirë se për çfarë e kam fjalën. Në 2011 e sulmonte, në 2013 bënte koalicion. Në 2015 e sulmonte, në 2017 e ledhatonte dhe e gradonte. Pra duke pasur një sy andej dhe pse jo duke e drejtuar veten te askush përveç vetes sime, jemi përgjegjës për rendjen pas çdo ekuacioni për të larguar nga qeverisja këtë të keqe. Pa kuptuar se një e keqe e zëvendësuar me një të keqe nuk bën të mirën”, tha ai.

Lulzim Basha vijon të jetë i bindur se Rama, Meta e Berisha janë bashkë.  Sipas tij, 14 Maji tregoji se klasa e vjetër politike që ka zënë vendin prej fyti prej 33 vitesh janë pakicë. Sipas tij, të tre janë pakicë.

Këtu opozitën e fusin në qorrsokak dhe thonë zgjidhni kush është e keqja më e vogël nga ne. Ça politike është kjo. Kjo është faqja e zezë e politikës shqiptare të 30 viteve. Më zgjidhni mua ju, jo këto dy të këqija të mëdha. Unë ju them hapja e listave ata thonë pse ke dalë me T-shirt. Njëri thotë i shitur, tjetri thotë i blerë dhe ndërkohë e mbajnë tavën vetëm të tre, mos t’i kthehet qytetarëve ajo që është në tavë, që janë miliarda euro të taksave. Qytetarët  i kthejnë në një turmë trushpëlarë, që pastaj të ndjekin si delet e kopesë. Por kjo nuk është Shqipëria për të cilën jam futur në politikë në 2005. Kjo është Shqipëria që duan ata që s’duan të ndryshojnë asgjë.

I keni parë si i kanë shprehjet? Sikur ulen natën bashkë dhe i shkruajnë me njëri-tjetrin. Hallet i kanë të përbashkëta. Si ta mbajnë Shqipërinë nën sundimin e tyre. Njëri në fuqi dhe tjetri si gjoja opozitë. Duhet t’i kthejmë shpinën këtyre dhe në veçanti atyre që na rrinë si gjyle të vjetra”, tha ai.

Basha u ndal dhe te sulmet që po i bëhen. Ai deklaroi se as e trembin dhe as e ndalin në misionin e tij.

basha meta berisha

Lini një Përgjigje