TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 21:19

Bardhi publikon pamjet: Gazi lotsjellës brenda xhamisë, akt i papranueshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Bardhi publikon pamjet: Gazi lotsjellës brenda xhamisë, akt i
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas incidenteve gjatë protestës së opozitës, duke akuzuar forcat e policisë për hedhje të gazit lotsjellës brenda një xhamie.

Bardhi shprehet se hedhja e gazit ka ndodhur në një moment kur, sipas tij, nuk kishte protestues në ambientet e objektit të kultit.

“Hedhja e gazit lotsjellës brenda xhamisë, në një moment kur nuk ka asnjë protestues, përbën një akt të rëndë dhe të papranueshëm. Është një cenim i hapur i lirisë së besimit dhe një përpjekje brutale për të penguar besimtarët myslimanë të kryejnë ritet e tyre pas iftarit”, ka shkruar Bardhi.

Ai e cilësoi ngjarjen si një veprim që “i ngjan praktikave të një regjimi represiv” dhe tha se është i papranueshëm përdorimi i metodave të tilla në një vend demokratik.

gazment bardhi protesta pd

Lini një Përgjigje