TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Tetor 2023, 17:28

“Bardhi e Berisha në hall të madh”, Bejko: Aleanca e kullave dhe 'non gratave' nuk fshihet dot pas shpifjeve!

Shkruar nga Pamfleti

“Bardhi e Berisha në hall të madh”, Bejko: Aleanca e

Nënkryetari i PD, Roland Bejko i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit për përjashtimin e këtij të fundit nga partia, teksa deklaroi se aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve.

Me anë të një reagimi publik, Bejko shprehet se “4 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar.

Sipas tij Bardhin dhe Berishën, halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve”.

14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar. Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga Rama.

Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja. Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor!”, shprehet ai.

bejko berisha bardhi

Lini një Përgjigje