
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas takimit me deputetët e Bardhit, i cili ka komentuar përjashtimin e këtij të fundit nga Partia Demokratike.
Ai vijoi akuzat ndaj Bashës, duke e cilësuar të marrë peng nga qeveria. Sipas tij, kreu i PD nuk bën gjë tjetër veçse lexon mesazhet e Ballës.
“Lulzim brava për të mos përdorur një term tjetër nuk bën gjë tjetër veçse lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Është një i keqpërdorur, nuk ka asnjë lloj vlere. Gjërat po kthjellohen rreth një personi që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje