
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar mbi ngjarjen e Fierit. Një efektiv police u vra, teksa ende nuk është arrestuar autori.
Balla i ka bërë thirrje të riut të dorëzohet, teksa ka kërkuar dhe mbështetjen e familjarëve që të negociojnë dorëzimin. Sipas tij, askush nuk duhet të guxojë të ngrejë dorë ndaj policëve.
“Dua të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie. Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngresh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve. U bëj thirrje familjarëve dhe vetë personit mbi të cilin rëndojnë akuza që të dorëzohet”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje