
Policia ka vënë në “shtetrrethim” qytetin e Fierit. Një operacion i madh policor po zhvillohet pothuajse në të gjithë qytetin dhe fshatrat përreth, me qëllim kapjen e 23-vjeçarit Azgan Mërnica, i cili vrau policin 28-vjeçar Novruz Cenalia.
Policia po ushtron kontrolle në një seri banesash të braktisura, automjetesh që lëvizin në akset kombëtare dhe ato lokale me qëllim kapjen e autorit. Paralelisht policia ka vënë edhe një shpërblim prej 30 mijë eurosh për çdo qytetarë i cili jep informacione të sakta që çojnë në arrestimin e Mernicës.
Mësohet se janë angazhuar policia lokale, Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, teks mësohets e në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe vet kreu i policis,ë Muhamet Rrumbullaku.
Ndërkohë Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit, i ka bërë thirrje Azgan Mërnicës, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit, Novruz Cenalia që të dorëzohet, pasi përndryshe reagimi i policisë do të jetë i ashpër.
Lini një Përgjigje