
Policia është vënë në ndjekje të 23-vjeçarit, i cili qëlloi për vdekje efektivin në Fier. Pas ngjarjes ai u largua me makinë dhe më pas e braktisi automjetin, duke ecur në këmbë në disa ara të fshatit Baltëz.
Përveç kontrolleve në terren dhe me drogën, policia ka vënë dhe një shpërblim për 30 mijë euro. Ndërkohë mësohet se policia ka mbërritur në banesën e tij dhe po kryen kontrolle për sende të paligjshme dhe për të siguruar prova që do hedhin dritë mbi arsyet e krimit.
Po ashtu, mësohet se është ngritur një postbllok në hyrje të autostradës Vlorë-Fier. Me qindra forca policie janë angazhuar në zonë për neutralizimin e autorit Asllan (Azgan) Mernica, i cili ka dyshime se mund të jetë larguar dhe në drejtim të Vlorës.
Lini një Përgjigje