TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Maj 2024, 15:37

Vrasja e efektivit në Fier, drejtori i Policisë paralajmëron autorin: Dorëzohu, ndryshe do reagojmë ashpër!

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e efektivit në Fier, drejtori i Policisë paralajmëron

Drejtor i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika i ka bërë thirrje Azgan Mërnicas, autorit të vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe reagimi i policisë do të jetë i ashpër.

Drejtori i Policisë hodhi poshtë pistën e hakmarrjes dhe tha se vrasja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Ai shtoi se pista e hasmërisë nuk qëndron.

Shërbente në policinë e Fierit prej 4 vitesh, prej 1 viti në FNSH. Autori është Azgan Mërnica banues në Sulaj, po punojmë të kapim autori. I bëjmë thirrje autorit të vetë dorëzohet pasi veprimi i policisë do të jetë i ashpër.

Pista kryesore është për motive të çastit. Ska lidhje me probleme hasmërie. Makina e autorit është gjetur. Ka qenë një konflikt i çastit”, tha Panganika.

Lini një Përgjigje