Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku djali ka vrarë me thikë nënën e tij.
Mësohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ka ndodhur ne bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë.
Sipas policisë, viktima është Gjylije Dani, 88 vjeçe. Ndërsa autori është 62-vjeçari Arsen Ferit Dani, i cili u arrestua disa minuta pas vrasjes.
"Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja", njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Lini një Përgjigje