
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fier, ku u vra me armë zjarri efektivi i policisë “Shqiponja”, 28-vjeçari Novruz Cenalia.
Mësohet se makina e autorit 23-vjeçar Asllan Mernica është gjetur e braktisur, ndërsa është larguar në drejtim të paditur.
Bëhet me dije se automjeti i braktisur është gjetur në një lagje të Fierit.
Mësohet se Cenalia, efektivi i ‘Shqipojnave’ në Fier po shkonte për të marrë shërbimin, ndërsa u qëllua për vdekje me armë zjarri. Si shkak i krimit dyshohet gjakmarrja pasi babai i policit, Asllan Cenalia ka vrarë një person disa vite më parë.
Lini një Përgjigje